Me merkaton e mbyllur në pjesën më të madhe të kampionateve mbeten ende alternativa për lojtarët të cilët janë të lirë.

Gazeta italiane “Tuttsport” ka bërë një listë me emra ku mes tyre është Etrit Berisha, të cilit i ka përfunduar marrëveshja me Empoli.

Berisha është pjesë e kampionatit italian prej 11 vitesh ku kaloi nga Kalmar te Lazio. Portieri shqiptar është aktivizuar edhe me Atalanta, SPAL dhe Torino.

35-vjeçari ndodhet në listën prej 38 lojtarësh sëbashku me portierët e tjerë, meksikanin Ochoa dhe gjermanin Karius.

Në përzgjedhjen e “Tuttosport” nuk mungojnë emra si Sergio Ramos, Hummels, Matip apo Rabiot. Të gjithë ata presin ekipin e radhës për të vijuar karrierën e tyre.

Tv Klan