Mbetet ende mister e ardhmja e Marash Kumbullës. Mbrojtësi ka disa oferta për tu larguar nga Roma, por situata e verdhekuqve po shton dilemat. Shanset për të qëndruar në kryeqytetin italian janë rritur ndjeshëm pas dëmtimit të Chris Smalling.
Anglezi ka pësuar lëndime të shumta në këtë periudhë dhe rrezikon të mos jetë në gjendje të mirë fizike në sezonin e ri. E për të mos hyrë në merkato, drejtuesit e klubit do i jepnin besim Kumbullës.
24-vjeçari shqiptar ka luajtur nga një pjesë loje në dy miqësoret e kësaj vere, për të treguar se mund të jetë pjesë e planeve të teknikut Daniele de Rossi.
Por pavarësisht besimit, për mbrojtësin është viti i fundit në kontratën me Romën dhe largimi i tij në këtë merkato vere shihet si opsion i mirë për të fituar para. Në rast se nuk largohet përgjatë këtij muaji gushti, Roma do të tentonte rinovimin në janar ose shitjen tek një tjetër skuadër për të mos dështuar ta humbas me parametra zero.
Klan News