Këtë prag fundvitit, kryesocialisti Nano ka patur shumë më tepër miq në selinë rozë sesa një vit më parë kur sapo ishte rikthyer në krye të partisë. Dëshira për të qenë në krye të kandidatëve në qershor i ka shtyrë pjesën më të madhe të drejtuesve në parti dhe qeveri të nxitojnë për të festuar ardhjen e Vitit të Ri me udhëheqjen e partisë. Në këtë pritje janë konsumuar batutat e zakonshme për familjen socialiste në të cilën duket se janë harruar mëritë dhe zënkat e dikurshme./tvklan.al