Lajme Arkiva 2003

Gazetarja: Zoti Rama nuk i ka mbledhur të 24 firmat për të marrë pjesë në konferencat në rrethe megjithatë ai sot ka qenë në Ballsh, si e vlerësoni ju këtë?

Bardhyl Agasi: Unë them se kushdo anëtar parite që nga më i larti e deri të anëtari më i thjesht duhet të respektojë rregullat e partisë. Dhe përderia ishte vendosur se duheshin mbledhur firmat dhe pastaj të shkonte, pa paragjykuar zotin Rama në këtë rast, por secili duhet të ndjekë rregulloren dhe statutin e partisë.

Fatmir Xhafa: Zoti Rama unë mendoj se duhet të jetë institucional në parti se edhe vet partia është institucion, duhen vlerësuar institucionet.

Gazetarja: Si e vlerësoni dorëheqjen e zotit Meidani?

Sabit Brokaj: Si një ngjarje të hidhur për Partinë Socialiste dhe politikën shqiptare.

Gazetarja: Zoti Rama nuk i ka mbledhur të 24 firmat për të marrë pjesë në kongreset në rrethe. A e quani të drejtë që ai sot është në Ballsh?

Sabit Brokaj: Është krejt normale që të konkurroj. Në fund të fundit këtë i thamë edhe zotit Nano. Asnjë rregull formal nuk duhet të përjashtoj konkurrimin që është thelb i demokracisë në politikë dhe në parti. Mua më shqetëson gjendja që po provohet mbi vështirësinë në konkurrim se sa veprime të tilla për të kandiduar. Nga situata aktuale nuk jam fare optimist për kongresin. Në qoftë se do të shikoja vetëm Nanon do të thoja se është funerali i Partisë Socialiste.

Marko Bello: Do të ishte mirë për Partinë Socialiste që të kandidonte edhe zoti Meidani pasi është një figurë e rëndësishme, ka qenë presidenti i vendit. Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe do i bënte nder konkurrimi i tij Partisë Socialiste./tvklan.al