Lajme Arkiva 2004

Gazetari: Sa do të zgjasë operacioni  nisur?

Sokol Bizhga: Operacioni i nisur do të  zgjasë deri, do të zgjasë deri sa ne të arrijmë qëllimin për të cilin ky operacion ka filluar. Pastaj, policia është gjithmonë në operacion. Natyrisht ky operacion do të ketë pas edhe një operacion  tjetër, pastaj operacione të tjera. Por ky operacion ka dhe afatet e tij. Fatet dhe mund të shtyhen në varësi të situatës dhe në bazë të dokumentimit  që ne do i bëjmë evidentimit të këtyre banesave, mjeteve lundruese, makinave që këta persona kanë në përdorim dhe në varësi pastaj edhe të detyrave që do të marri nga prokuroria , mund të kalojmë në një fazë më të qetë, në fazën e dokumentimit më të hollësishëm të pasurive të tyre duke kërkuar edhe ndihmën e policisë tatimore, të hipotekës, të kadastrës etj.

Gazetari: Fakti që në ditën e parë të operacionit janë sekuestruar rreth 4000 skafe mos do të thotë që trafiku ka ekzistuar edhe gjatë kësaj kohe kur ju apo krerët e qeverisë thonë se nuk ka ekzistuar?

Sokol Bizhga: Nuk është tregues nëse ka ekzistuar apo nuk ka ekzistuar trafiku klandestin  në skafet në të cilët ne po sekuestrojmë sot. Është një fabul që ne duhet ta sqarojmë për të gjithë. Ne nuk kemi mëri me njerëzit , por shumë qytetarë kanë mëri me ligjin, pra shumë mjete lundruese që aktualisht ne po i sekuestrojmë ato nuk kanë qenë të  regjistruara gjëkundi dhe deri sa nuk kanë qenë të regjistruara, për kaq kohë sa këta i kanë mbajtur nëpër shtëpi,  pavarësisht nëse i kanë përdorur apo jo për veprimtari të kundërligjshme,  ata i mbajnë në mënyrë të kundërligjshme dhe si të tilla to do të sekuestrohen. Megjithatë ne kemi moral për të bërë atë sekuestro, jo me frymë vullnetare, por realisht në Vlorë nuk mundet të marri licencë për të ushtruar aktivitetin e riparimit të skafeve ata njerëz që gjithmonë kanë pasur në përdorim skafe dhe ato i kanë përdorur si autobusë në drejtim të Italisë. Pra ky është morali me të cilin morali qytetar me të cilin ne jemi nisur pirr të bërë sekuestron e këtyre skafeve. Do të më vinte mirë që në Vlorë të kishte mësues, inxhinierë qytetarë të ndjeshëm të tjerë të Vlorës që të kishin një flotë të tërë me motoskafe në det, se ata do e zbulonin detin, por nuk mund ta zbukurojnë detin, për turizëm ata njerëz të cilët në mënyrë të vazhdueshme kanë marrë njerëz në mënyrë të kundërligjshme dhe i kanë çuar në Itali.

Gazetari: Kthehemi edhe njëherë te tragjedia e radhës, a është e qartë policia se sa gomone kanë qenë në det dhe se sa është numri i personave që kanë qenë në këto gomone?

Sokol Bizhga: Ne duke hetuar çështjen e kemi dhënë versionin ton zyrtar, i cili tashmë është i provuar. Mua më vjen keq që megjithëse nëpër media jepen goxha intervista nga njerëz që thonë e mund të jenë dhe 1 apo 2 njerëz të tjerë të zhdukur dhe një gomone me dy njerëz të tjerë të zhdukur, nuk mund ta merrte rrugën për në Itali. Në qoftë se janë të saktë apo të pasaktë në numrin e njerëzit që kërkojnë,, të deklarojnë të humbur përveç atyre që ne i kemi deklaruar dhe vetë të dëmtuarit na e kanë konfirmuar këtë. Ata nuk japin asnjë argument që atje mund të ketë qenë edhe një gomone tjetër. Ne absolutisht nuk mund të themi që atje kanë qenë dy gomone, sepse vetë rrethanat e hetimit të deri tanishme nuk na e provojnë këtë. Në qoftë se dikush merr përsipër për të na dëshmuar realisht se ai vërtet ka parë dy gomone, ne jemi në gjendje ti marrim deklarim, ta vlerësojmë shumë deklarimin e tij, por nuk do të vlerësonim intervista pa brumë ndërkohë që kemi gjithë këtë fatkeqësi, për të cilën ne duhet të nxjerrim përgjegjësitë tona.

Gazetari: Cili është mendimi juaj për forcën e krijuar pas operacionit puna Delta force, sa operative ka qenë ajo deri më tani?

Sokol Bizhga: Forca Delta force, është një forcë që nuk e ka humbur shkëlqimin e saj që në kohën që është krijuar. Ai ka qenë një grup i forcave speciale që u shkëput për operacionin antitrafik de ata kanë punuar duke pasur në konsideratë edhe ndihmën logjistike që ne i kemi dhënë atyre palëve të pamjaftueshme, ata kanë justifikuar tërësisht misionin për të cilin janë krijuar.

Gazetari: Lidhur me qendrën antitrafik

Sokol Bizhga: Qendra antitrafik i përket një procesi tjetër. Tashmë aktualisht nga ambasadorët e katër vendeve është miratuar marrëveshja dhe kjo marrëveshje tani është bërë edhe rregullorja në përputhje të marrëveshjes  dhe nuk do të kalojë muaji Janar që edhe partnerët tanë në qendrën antitrafik të firmosë për të funksionuar qendra. Ajo  sot është shtabi i informacionit në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

Gazetari: Pra deri më tani nuk ka qenë funksionale?

Sokol Bizhga: Ajo ka qenë funksionale në mënyrë jo kronologjike jo shumë për arsyet e saj për arsye jo të palës shqiptare. Pra ka pasur disa arsye të tjera, jo gjithmonë shtetet e kanë pasur mundësinë që aleatët tanë ti grumbullonim në një tryezë që u arrit, deri sa u arrit kjo, marrëveshja teknike rregullorja teknike është një gjë që u përket teknikëve dhe nuk do të ketë  ndonjë vështirësi për të filluar funksionimin./tvklan.al