Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ministri i Informacionit dhe ai i Shëndetësisë sëbashku për të bërë prezente situatën më të fundit në Shqipëri, ku 24 orët që kemi kaluar për ministrin e Informacionit shënojnë nivelin zero të të ardhurve nga Kosova. Pikat e vetmë kufitare me Malin e Zi dhe Maqedoninë janë të hapura, por pothuajse nuk ka patur fare të ardhur. Shifra e përgjithshme e shqiptarëve kosovarë që nga 26 Marsi deri më sot kanë arritur 290 mijë vetë.

Ministri Ulqini ka përpiluar skemën e menaxhimit të situatës që ështe krijuar. Struktura e Natos merrët me problemet e transportit të refugjatëve dhe të ndihmave humanitare. Programi botëror i ushqimit, përveç ndihmave ushqimore merret dhe me shumllojshmërinë e tyre. UNHCR administron ndihmën humanitare jo ushqimore, por merret me akomodimin e refugjatëve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë administron barnat dhe pajisjet mjeksore. Misione të huaja administrojnë situatën që nga ngritja e kampingjeve e deri tek plotesimi i nevojave për një jetë normale. OJQ shqiptare dhe të huaja kontribuojnë sipas mundësive që kanë.

Ndërsa ministry Solis këtë situatë e shikon nga ana mjeksore dhe përballimi i saj sipas tij bëhet vetëm me masa higjenike. Është vendosur kontroll mbi ujin e pijshëm dhe do të vaksinohen të gjithë fëmijet e ardhur. Ministri Solis ka konfirmuar se kemi raste zgjebe në Elbasan por jo të përhapura./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti