Një sondazh i kryer në Maqedoni nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Ballkanike dhe të Lindjes së Mesme nxjerr kryeministrin aktual Nikolla Gruevskin, si liderin më popullor në vendin fqinj. Sipas të dhënave të sondazhit të kryer nga data 14-18 prill, Greuvski është në krye të listës së liderëve  maqedonas duke gëzuar mbështetjen e 44.2 të qytetarëve të anketuar.

Pas ministrit Gruevksi politikania më popullorë në Maqedoni rezulton Radmilla Shekerinska e LSDM-së më mbështetjen e 17.6% dhe Tito Petrovksi i PRDS-ës 8.9% të të pyeturve. Ndërkohë nga politikanët shqiptar mbështetjen më të madhe e gëzon kreu i PDSH Menduh Thaçi me 14.4% dhe pas tij vjen kryetari i Bashkimit Demokratik Ali Ahmeti me 12.3%.

Në lidhje me zgjedhjet rreth 31% e të anketuarve mendojnë, se ato do të fitohen pas diskutim nga VMRO-DPMN. Sondazhi u realizua përmes pyetjeve telefonike drejtuar 2088 qytetarëve të ndryshëm, 69% e të cilëve kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje që do të zhvillohen më 1 qershor në Maqedoni./tvklan.al