I nxehti afrikan mbulon Ballkanin, Maqedonia, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Greqia janë përfshirë nga temperatura larta, të cilat kanë sjellë jo pak probleme. Në Maqedoni meteorologët japin alarmin se termometri do të shkojë në 40 gradë celsius.

Të njëjtat parashikime vlejnë edhe për Greqinë e cila kërcënohet si çdo vit nga përhapja e zjarreve. Zonat më të goditura Naftplio, Triplos, Kifisa e Antikadisamos. Autoritetet vendase kanë marrë masa të menjëhershme për të shmangur përhapjen e vatrave të cilat kërcënojnë më së shumti zonat turistike.

Temperatura të larta janë regjistruar edhe në Serbi e Mal të Zi, ku deri tani termometri ka shkuar në 37 gradë celsius. Parashikimet e meteorologëve nuk janë aspak optimiste për fundjavën pasi pritet që vala e të nxehtit të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme. /tvklan.al

Gazetare: Justina Ukaliaj