Përplasje në distancë për listat dhe koalicionet

Mazhoranca dhe opozita janë mbledhur këtë të martë në Këshillin Politik për të diskutuar mbi propozimet për listat e hapura dhe koalicionet, por replikat i vijuan edhe sot në distancë.

Opozita kërkon që propozimi i saj të jetë çështja e parë për diskutim dhe që të marrë ekspertizën ndërkombëtare të OSBE-ODIHR.

Në kundërpërgjigje, Damian Gjiknuri e cilëson insistimin e opozitës me qëllim për të bllokuar apo zvarritur në kohë miratimin e amendimeve kushtetuese.

Sipas Gjiknurit, ekspertiza e ODIHR-it nuk i përket këtij momenti, kur diskutohet për ndryshime kushtetuese.

Në krahun tjetër, opozita e bashkuar ka përsëritur se “qëndrimi i faktit te kryer nga mazhoranca zhbën marrëveshjen e 14 Janarit dhe atë te 5 Qershorit”.

Tv Klan