Lajme Arkiva 2003

Spartak Ngjela: Kam ardhur t’ju garantoj që kapitalizmi do ta mundë përfundimisht socializmin në Shqipëri. Ju jeni kapitalizmi. Do të fillojmë shëndoshjen e tregut, nga kulakë që ju kanë quajtur në kapitalist do të quheni, vizitën e parë do ta bëjmë këtu.

Me këto fjalë i është drejtuar  kandidati demokrat Spartak Ngjela tregtarëve të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre në tregun ushqimor pranë Shkollës Teknologjike në Tiranë.

Më pas Ngjela ka takuar dhe tregtarët, të cilët i kanë komentuar faktin se ka rënë fuqia blerëse. Ngjela ka thënë se në programin e tij është edhe rimëkëmbja e tregut dhe krijimi i kushteve optimale për këta tregtarë./tvklan.al