Lajme Arkiva 2004

Në qoftë se Fatos Nano dhe qeveria e tij nuk largohen sa më parë nga pushteti, atëherë protestat popullore mund të kalojnë në përplasje.

Kjo deklaratë vjen nga sekretari i marrëdhënieve me publikun në Partinë Demokratike, zotin Sparatak Ngjela. Ai i ka kërkuar përfaqësuesve ndërkombëtar në Shqipëri të prandalojnë këto ngjarje.

Kjo është një revoltë popullore që kërkon intensifikimin e protestave deklaroi Ngjela, prandaj i kërkova publikisht Berishës dje në Shkodër vendosjen e një ultimatumi ndaj Nanos.

Spartak Ngjela: Protesta duhet intensifikuar. Pothuajse po bie në vesh të shurdhët. Këta kujtojnë se janë të  papërgjegjshëm. Protestë do të thotë ti kushtosh lidershipit qeverisës përgjegjësinë. Protesta është forcë dhe ne nuk mund të presim me padurim. Se çfarë do të thotë qeveria. Ne duhet  të respektojmë  frymën e popullit i cili kërkon ndryshim. Qeveria duhet t’i përshtatet frymës së popullit. Kjo ishte ajo, ka një diskornancë midis fyrmës së popullit kërkesës së qeverisë dhe qeverisë së paligjshme. Në qoftë se qeveria do të jetë me kryeministrin e saj intrasegjente, çështja mund të vejë në përplasje, është mirë të mos shkoj në përplasje. E  bëj këtë vërejtje jo më shumë për qeverinë se sa për ata që vëzhgojnë dhe se kuptojnë. Ta shikojmë me vëmendje sepse urrejtja popullore është shumë e madhe. Ne nuk mund të mbajmë, s’jemi djej që mund të mbajmë urrejtjen popullore, ne mund ta neutralizojmë disi, por në fund të fundit vullneti i popullit është vullneti i popullit, duhet respektuar.

Protestat e opozitës do të vijojnë kësaj jave në Durrës dhe më pas në Vlorë ndërkohë që tryeza e partive të djathta do të vendosë ditën e mitingut të madh në Tiranë./tvklan.al