Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Rregullimi i problemeve të urbanizimit, forcimi i tregut, si dhe ulja e shifrave të papunësisë, kanë qenë premtime që ka dhënë për banorët e Bregut të Lumit, kandidati demokrat Spartak Ngjela. Kjo zonë ndodhet në njësinë bashkiake nr.11 të kryeqytetit dhe shumica e ndërtimeve janë kryesisht të reja. Po ashtu zoti Ngjela ka deklaruar se projektet e tij si kandidat i PD, do të synojnë zhdukjen e varfërisë.

Spartak Ngjela:- “Çështja e infrastrukturës së kësaj zone lidhet me urbanizimin e të gjithë zonave të reja  që mund të quhen dhe suburbane. Shumë shpejt po e deklaroj këtu, do paraqesë maketin, projektin e planit që ka bërë stafi im, në bashkëpunim me studio të huaja për urbanizimin e kësaj zone”.

Më pas Ngjela  është përgjigjur pyetjeve të simpatizantëve të kësaj zone, ku ka sqaruar më shumë për zgjedhjen e problemeve të legalizimit dhe të arsimit.

Spartak Ngjela:- “Programi im i arsimit është programi i PD, ne e kemi nga përparësitë e mëdha në Tiranë. Mund t’u them, që ne e kemi të saktë çështjen e legalizimit, sepse njohim problemin në themel”./tvklan.al