Lajme Arkiva 2003

I pakënaqur  me punën e firmave shqiptare dhe atyre të huaja në rrugë dhe transport Ministri i Transporteve Spartak Poçi është treguar i rreptë në kërkesa me vartësit e tij në qytetin e Elbasanit. Gjithçka është thënë në analizën 10 mujore të drejtorisë së rrugëve në këtë qytet.

Ministri u ka kërkuar të mbajnë përgjegjësi direkte për situatën e rënduar në hekurudhë dhe rrugët nacionale. Poçi është ndalur veçanërisht në ritmin e ulët të punimeve në segmentin Peqin-Elbasan dhe Elbasan-Librazhd.

Spartak Poçi: Unë kam qenë i pakënaqur me ecurinë e punimeve dhe me punën e bërë në kompanitë si shqiptare ashtu edhe të huaja sepse kam identifikuar gjatë periudhës që drejtoj dikasterin e transportit dy të meta themelore mos respektim të afateve të realizimit të punimeve dhe të cilësisë. Natyrisht kam vënë re një përmirësim në këtë drejtim por mbeten akoma probleme.

Ministri Poçi është shprehur akoma kritike për cilësinë e punimeve dhe shkatërrimin e rrugëve të sapo ndërtuara nga makinat e tonazhit të rëndë./tvklan.al