Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit Spartak Poçi, i ka kërkuar mirëkuptim dhe falje popullsisë së Elbasanit, për gjendjen e rrugëve që përshkojnë këtë prefekturë. Në një takim të zhvilluar në prefekturë, Poçi u shpreh se shumë shpejt, gjendja e krijuar do të ndryshojë. Sipas tij, këtë vit janë planifikuar dy herë më shumë investime, në rrugët e qarkut Elbasan.

Ai u ndal në mënyrë të veçantë në gjendjen e krijuar pas bllokimit të Qafë Krrabës. Punimet për riparimin e kësaj rruge po i kushtojnë buxhetit të shtetit 800 milion lekë, ka thënë ministri. Sipas tij, ndërtimi i kryer në këtë segment, mendohet se është shkaktar i shembjes së rrugës, prandaj çështja ka shkuar për hetime të mëtejshme në prokurori.

Ministri është treguar i ashpër edhe me dy firmat e huaja që ndërtojnë në akset Elbasan-Librazhd dhe Elbasan-Bradashesh.

Spartak Poçi: “Realizimi i deritanishëm është 24 pak për njërën dhe 25% për Mapën, në një kohë që ka kaluar afati i 55%, pra do të ishim në masën 55%”./tvklan.al