Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Sot në mbrëmje do të luhet takimi i pezulluar më 8 Shtator me Greqinë në kuadrin e EURO 2000. Nuk ka asnjë ndryshim në përbërjen e skuadrës tonë i deklaruar edhe më parë nga trajneri Hafizi. Pozitive për skuadrën tonë është se futbollistët tanë do jenë në një gjendje më të mirë fizike. Le të ndjekim intervistat e zhvilluara me trajnerin Hafizi, kapitenin Vata, golshënuesin Bushi në këtë takim.

Astrit Hafizi, Trajneri i Kombëtares:- “Mendoj që për një kohë shumë të shkurtër duhet të riaftesoj skuadrën nga ana fizike dhe të mendojmë se kemi të bëjmë me një kundershtar i cili në fushën e vet do të dijë të shlyejë këto dy ndeshjet e fundit që ka dhe ai dy humbje. Kurse për ne janë dy ndeshje sidomos kjo e Greqisë një shans i mirë për të arritur objektivin që i ka vu vetes skuadra”.

Kapiteni Rudi Vata:- “Ne duhet të paraqitemi sa më mirë për vetë faktin sepse ne kemi mjaft atdhetarë tonë që jetojnë në Greqi dhe shpresoj që ti japim atyre një shfaqje të bukur, në mënyrë që ti bëjmë dhe ato që të ndihen mirë, të jetojnë krenarë si shqiptarë”.

Alban Bushi:- “Kam shumë besim sepse edhe greku edhe ne luajmë pa ndonjë pretendim për më të lartë kush të zeje një vend të 4 ose te 5 do të jetë një ndeshje e qetë dhe mendoj se o me fitore ose me barazim do të ikim nga Greqia”.

Pas përfundimit të takimeve gjysëmfinale të Kupës së Federatës Shqiptare të Volejbollit për Meshkuj zhvilluar në Durrës sot në Vlorë për të nderuar dhe kujtuar antarin e Kryesisë të Federatës Foto Kola i vrarë kohë më parë do të fillojnë takimet finale. Ekipi i Teutës për femra dhe Studenti për meshkuj zhvillojnë takimet e para për Kupat e Evropës./tvklan.al