Në emisionin “Kampionët” sot në Tv Klan janë ende të freskëta emocionet e rrugëtimit të kombëtares kuqezi në Kampionatin Europian, ashtu sikundër janë për të gjithë tifozët shqiptarë.

Aktori Gentian Zenelaj tregon emocionet e këtij Europiani. “Kam shijuar çdo sekondë të kombëtares sonë në fushë”, është shprehur aktori. Ndërkaq gjatë fjalës së tij të më tejshme ai u shpreh se tashmë kombëtarja ka fituar eksperiencën e saj dhe se nuk e shikon si të pamundur pjesëmarrjen e saj në Kampionatin Botëror.

Gentina Zenelaj: Unë e kam shijuar çdo sekondë të kombëtares sonë në fushë, por jam i lumtur që ditë më të lumtura do të vijnë, jam i lumtur që një trajner si Sylvinho qëndroi.

Marina Vjollca: Më jep një përjetim tëndin personal. Kur je ndjerë më shumë krenar dhe kur ke qenë në ngërç teksa e shihje kombëtaren?

Gentian Zenelaj: Unë nuk e shoh në aspektin ‘jo luajtën keq me Italinë’ apo…

Marina Vjollca: Jo, jo ti kur u entuziazmove?

Gentian Zenelaj: U entuziazmova kur pashë se si arritën shqiptarët si një magnet i vogël të bëjnë një tërheqje kaq të madhe. Sot po e shikoja madje, se vazhdojnë videot të qarkullojnë në internet, pashë një autobus dykatësh që bridhte rrugëve të Gjermanisë dhe ishte plot me shqiptarë dhe kishte flamur e Kroacisë, të Bosnjës, Kosovës, pra më pëlqen fakti që shqiptarët gjithnjë e më tepër po dalin si një komb që ka shumë dëshirë të  jetojë në paqe dhe vëllazëri me kombet e tjera.

Po jap një kuriozitet! Ne jemi një komb që asnjë legjendë në ekspeditë që ne si komb shkojmë për të eksploruar tek shteti vëlla apo te një shtet tjetër, ne kemi qenë gjithmonë në mbrojtje. Historia ka dëshmuar që jemi një komb që do të jetojë gjithmonë në paqe. Në Shqipëri nuk është rrahur kurrë asnjë njëri se është grek, është serb, homoseksual apo s’është. Këto janë fakte që tregojnë që ne jemi një komb shumë i qetë. Jemi të varfër, mund të jemi të lodhur nga këto ndryshime të mëdha, por definitivisht kocka dhe boshti i këtij populli është shumë i mirë dhe për këtë them që kombëtarja do të ketë gjëra shumë më të bukura përpara.

Tani mendoj se ky trajneri do të konsolidohet dhe do të ketë më shumë mundësi që të punojë me çunat, pra do të ikë koha e trajnerëve që rrinin me nja një vit apo me 6 muaj. Ka arritur edhe ai të krijojë një filozofi grupi, shqiptarët janë të shpërndarë në të gjithë botën, do të fillojnë të nxjerrin filiza të rinj si çunat pafund, se tani fillon brezi i Anglisë e Gjermanisë që kanë ikur, pra brezi i dytë, emigrantë që kanë shkuar atje dhe po integrohen. Parashikoj një të ardhme shumë të mirë për Shqipërinë dhe nuk e diskutoj më kalimin e grupit, por parashikoj dhe pjesëmarrjen në Kampionat Botëror. Bota ka filluar të ketë një dashamirësi, megjithëse pak e vonuar për Shqipërinë, dhe janë pozitivë. /tvklan.al