Edhe këtë të enjte, Gjykata e Posaçme nuk ka arritur të dalë me një vendim për dosjen e Sterilizimit, nëse do e kalojë atë për gjykim themeli apo jo.

Për afro 4 orë, Prokuroria e Posaçme nisi të lexojë akt-akuzën ndaj Ilir Beqajt, i dyshuar prej saj se ka shpërdoruar detyrën në dhënien e konçensioni në 2015.

Bashkë me Beqajn, SPAK ka marr nën akuzë edhe 8 ish-zyrtarë dhe biznesmenin që fitoi koncensionin.

Për shkak të volumit të lartë të dosjes, prokuroria nuk arriti të mbaronte leximin e akt-akuzës dhe për këtë arsye seanca u shty në 3 Tetor.

Tv Klan