Ministria e Arsimit ka publikuar në detaje kalendarin për aplikimin dhe regjistrimin e studentëve në universitete për vitin akademik 2024-2025. Aplikimi online është caktuar nga data 30 Korrik-4 Gusht. Në këtë periudhë gjashtë ditore, maturantët zgjedhin 10 programe studimi. Në studion e Klan News ishte i ftuar Rektori i Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku për të dhënë detaje lidhur me mbështetjen që qeveria jep për degët prioritare. Lajm i mirë për maturantët që do të ndjekin këto degë është fakti që do të vijojë mbështetja edhe këtë vit për kuotat e përcaktuara. Konkretisht këta studente marrin pagese mujore 40 mijë lekë të reja dhe kanë zero tarifë studimi. Për më shumë ndiqni intervistën e zhvilluar nga gazetarja Oljana Maloku