Tomas Strakosha ishte protagonisti i kualifikimit të Lacios në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Portieri shqiptar ishte heroi në goditjet e 11 metërshave që përcaktuan fatin e takimit, që u zhvillua mbrëmjen e së enjtes në “San Siro”.

Loja e rregullt përfundoi pa gola, ndërsa pas pjesëve shtesë rezultati ishte 1-1, ku sërish Strakosha dha kontributin e tij. Lacio do të përballet në fazën gjysmëfinale me Milanin.

Ndeshja tjetër do të jetë Atalanta-Fiorentina. Në këtë pikë të turneut sfidat zhvillohen me sistem vajtje-ardhje.

Tv Klan