Violinistja e talentuar sjell 4 stinët e Vivaldit

Violinistja e talentuar, Suela Piciri, nga skena e La Scalës, është kthyer për të performuar në një tjetër skenë shumë të dashur për të, aty ku u rrit, në Liceun Artistik.

Në sallën “Tonin Harapi”, do luajë sonte “4 stinët” e Vivaldit, si përjetim të 4 stinëve që çdo njeri ka brenda vetës.

Vjen në një ditë të veçantë si 8 Marsi, sepse edhe ky koncert i kushtohet mbi të gjitha grave, përjetimeve që ato kalojnë dhe jetës për të qenë një grua dhe profesioniste.

Edhe pse tashmë prej më shumë se një dekade është pjesë e Tetarit të njohur të La Scala në Milano, ndjen më shumë emocion përball publikut të vendit të saj.

Ndonëse me një jetë të ngjeshur artistike në Itali, Piciri pranon se asnjëherë nuk do t’i thotë jo festave dhe bashkëpunimeve në Shqipëri.

Tv Klan