Policia e Tiranës ka vënë një pranga një 28-vjeçar, i cili sulmoi me gurë makinën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Sipas policisë, Edison Osmenllari dyshohet se në gjendje depresive, në bulevardin “Bajram Curri” ka thyer me sende të forta xhamat e mjetit tip “Tuareg” në pronësi të Beqajt, si dhe xhamat e një makinë me targa diplomatike.

Gjithashtu 28-vjeçari ka kundërshtuar edhe punonjësit e policisë në momentin e shoqërimit. Aktualisht i riu ndodhet në Spitalin Nr.5 për mjekim dhe mbahet nën mbikëqyrje nga shërbimet e Policisë.

Ndërsa materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Shkatërrim prone” dhe “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”.

Tv Klan