Fitorja e Tiranës me skuadrën kampione të Shqipërisë Dinamon ishte jo vetëm një arritje në derbin e kryeqytetit, një shkëputje prej 5 pikësh në renditje nga vendi i dytë, por më kryesorja një tregues i rëndësishëm, se këtë sezon Tirana do të fitoj përsëri titullin. Të paktën në vitet e fundit kur Tirana ka nisur të shkëputet në javët e para të kampionatit, në fund të sezonit është shpallur kampione.

Për Agustin Kolën, një emblemë e klubit Bardh e Blu e gjithë kjo ka shpjegim e vetë.

Agustin Kola: “Komandën e kanë marrë dmth një nga donatorët, e para gjë që Tirana shkon mirë se kur ishin 4 vetë dmth ishin 4 menje, që në fillim e kanë nisur punën, dmth që nga hapat e para që nga blerjet, nga markatot shof dhe një trajner të mirë shumë, shkollë jugosllave. Këtë vit po shof taman shpirtin e ekipit të Tiranës të dikursahëm”.

Gazetari: Si e shikon të ardhmen?

Agustin Kola: “E them me plot bindje që nuk ka ekip, e them me plot bindje e. Edhe këtu do jena s’ka ekip dmth që t’i dali para Tiranës për titullin kampion”.

Një situatë krejt të kundër me Tiranën po përjeton Partizani. Të kuqtë nuk kanë qenë asnjëherë në këtë gjendje, javën e 7 barazuan me Bylisin dhe gjendjen në fund të tabelës. Ylli Shehu një prej futbollistëve të epokës së artë të Partizanit jep opinionin e tij.

Ylli Shehu: “Për vetë arsyet të largimit të shumë lojtarëve që ishin titullarë në ekip vitin e kaluar, mungesa financiare, kshu që edhe stafi drejtues nuk është i kënaqur. Punon me një grup që nuk ka lider tashi. Mendoj që dhe gjykimet nuk kanë qenë aq të drejta, nuk mund të dalin gjyqtarët kaq hapur me kartona të verdhë dhe të kuq me penallti të dhëna. Tashi afrohet dhe merkatoja e dimrit, disa gjëra janë bërë të qarta brenda ekipit. Mungesa e lojtarëve brenda ekipit janë, dihen dhe besoj se stafi që është momentalisht do synoj për t’i zëvendësuar këto pika që të arrijnë më të mirën”./tvklan.al

Gazetari: Erion Todhe

Operator: Beni Haxhiaj