Tirana do të vlerësojë ndeshjet njëra pas tjetrës duke nisur që nga sfida e kthimit për kupën e Shqipërisë ndaj Lushnjës të mërkurën.

Trajneri Agustin Kola, megjithëse vjen në këtë sfidë pas një fitoreje 4 me 1 që ekipi arriti kur drejtohej nga Slishkoviç kërkon ta mbajë grupin të motivuar. Kola premton se do të ketë hapësira dhe për lojtarë të rinj.

Agustin Kola: “Besoj se do ketë dhe aktivizim për lojtarët e rinj. Janë momente që jo për nënvlerësim të ndeshjes së nesërme, por provojnë dhe ato veten”.

Agustin Kola është i mendimit që Tirana të zbresë në fushë gjithnjë me dy sulmues, ashtu siç ka qenë gjithnjë për bardhë e blutë.

Trajneri i kryeqytetasve sqaron se ky reshtim e bën ekipin më ofensiv. Kola nuk ka dashur të flasë për sfidat e mbetura të kampionatit për këtë vit, megjithëse Tirana aty ka më shumë nevojë pasi Vllaznia kryesuese është plus katër pikë./tvklan.al