Tirana ka fituar 2-0 ndeshjen ndaj Shkumbinit duke ruajtur diferencën 1 pikshe me vendin e parë Vllazninë. Golat për bardhë e blutë u shënuan nga 2 lojtarë të kombëtares Lila dhe Agolli, të cilët ishin të vëzhguar nga trajneri Haan për këtë sfidë. Në takimin që u zotërua nga Tirana sulmuesit Memelli dhe Xhafa nuk arritën të realizonin. Megjithëse patën disa raste.

Agustin Kola: “Kampionati është i gjatë, janë dhe 14 javë. Siç kemi qenë 7 pikë para dolëm 9 pikë mbrapa nga Vllaznia, kshu që kampionatit nuk i dihet deri në fund. Tirana gjithmonë do luftojë për titull”.

Gugash Magani: “Unë besoj që objektivat e jonë nuk ndryshojnë, nuk është ky fundi sepse ka dhe disa ndeshje të tjera. Kshu që ndeshja e radhës që kemi do të bëjmë maksimumin e mundshëm që të shkojmë tek lojërat tona dhe tek rezultati pozitiv”.

Superliga do të pushojë për ti lënë radhën takimit kualifikues të kupës së botës ndaj Maltës më 11 shkurt në Lavaleta./tvklan.al

Gazetari: Endrit Sauku

Operator: Beni Haxhiaj