Futbolli në Shqipëri vjen në 2009-tën me derbin e kryeqytetit Dinamo-Tirana.

Kampionët kundër kampionëve mund të quhet kjo ndeshje duke qenë se Dinamo kërkon të mbrojë trofeun që ia mori Tiranës një sezon më parë.

Slatko Daliç: “Dëshira jonë në fillim të kampionatit ka qenë mbrojtja e titullit dhe është edhe tani. Këto gjashtë muaj që jam këtu kam arritur të njoh lojtarët e mi dhe futbollin shqiptar. Gjatë merkatos janë afruar disa lojtarë si Bakaj, Bodrusiç dhe argjentinasi Çeko e Romero, që besoj se do të na ndihmojnë shumë. Unë jam i kënaqur që e rinisi me një derbi dhe normalisht këtë ndeshje duhet ta fitojmë, pasi do të na hapë rrugën drejt titullit.”

Dinamo është në rrugë të mbarë drejt objektivit pasi deri në javën e 17-të kampionatit nuk ka humbur asnjë ndeshje në fushën e saj, por derbi mbetet gjithnjë një ndeshje e paparashikueshme, aq më tepër kur sipas Agustin Kolës ky takim vlen 90% për titullin kampion.

Trajneri i Tiranës e përjeton jo vetëm si teknikë, por ka edhe ethet e një futbollisti në derbin e tij të parë në drejtimin e ekipit të zemrës.

Agustin Kola: “Kjo ndeshje është 90% për titullin kampion të ekipit”.

Gazetari: Do të kishte dashur të ishe vetë në fushën e lojës?

Agustin Kola: “Mezi e pres që të kisha mundësinë të kishte ndeshje në këto momente, por këto janë emocionet e futbollit. Unë kam qenë edhe lojtar, edhe trajner sot po të njëjtat emocione kam. Mezi pres që të hyj në fushë që të fitojmë ndeshjen. Nuk diskutohet kjo punë”.

Dinamo-Tirana do të startojë në orën 17:00 të së shtunës në “Qemal Stafa” dhe transmetohet në Supersport./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe