Sylvinho u shfaq i mërzitur për rezultatin me Spanjën pas ndeshjes, por i kënaqur me atë që pa në fushë. Ai tha se ranë poshtë pritshmëritë për humbje të thella të Shqipërisë në Euro 2024.

“I trishtuar për rezultatin, por ishim në një grup ku kishte kampionë të Botës, kampionë të Europës. Sa i përket Europianit kemi mbërritur në finish të rëndësishëm. Kemi parë 6 apo 7 lojtarë të rinj në fushë edhe të tjerë me përvojë që kanë luajtur mirë. Të gjithë mendonin se do të humbisnim 3 apo 4 me 0 ndaj këtyre skuadrave, por ne ishim aty duke luftuar në të 3 ndeshjet”.

Shqipërinë e pret pas disa muajsh Liga e Kombeve dhe më pas kualifikueset e Botërorit 2026.

“Kemi Ligën e Kombeve përpara, pastaj kualifikueset e Botërorit që janë të vështira. Unë mendoj që është e rëndësishme të luash këtu, ku mund të përballesh me një nivel të jashtëzakonshëm, duhet të mësohesh, nuk është e thjeshtë”.

Kupa e Botës prej edicionit të ardhshëm do të jetë me 48 skuadra nga 32 që ka qenë deri më tani, duke shtuar kështu edhe mundësitë për kualifikim.

Tv Klan