Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit, Ogerta Manstirliu, vizituan shkollën “Vaçe Zela” në Tiranë, një nga 200 shkollat e pajisura me 216 laboratorë SMART këtë vit, duke krijuar kushtet për nxënësit që të zhvillojnë aftësitë digjitale përmes platformave interaktive dhe se ky program do të zgjerohet në dy vitet e ardhshme.

Ogerta Manastirliu, ministre Arsimi: Ne jemi duke punuar për të shtrirë rrjetin e laboratorëve SMART 654 laborator SMART në dy vitet e ardhmshme, jo vetëm në sistemin 9-vjeçar, por edhe në gjimnaz. Duke punuar fort jemi edhe për trajnimin e mësuesve sepse gjithë këto kompetenca dhe aftësi që t’i transmetojë nxënësve duhet që mësuesit të jenë të trajnuar.

Në një kohë që teknologjia po përparon dita ditës, duke u bërë dhe pjesë e kurrikulave, kryeministri Rama në mbyllje të inspektimit dha dhe disa porosi.

Edi Rama, kryeministër: Nga ana tjetër nuk duhet harruar as dorëshkrimi as bukurshkrimi dhe as emrat e shkollave.

Ministrja e Arsimit ndërkohë tha që këtë vit dhënia e dëftesave në formë elektronike i kurseu buxhetit të ministrisë 10 milionë lekë nga printimi i dëftesave.

Klan News