Me rastin e festës së 8 Marsit në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës, është organizuar një takim festiv midis grave të njohura të artit dhe kulturës shqiptare. Kanë qenë të pranishme në këtë takim mjaft gra intelektuale dhe artiste shqiptare si ministrja e Kulturës dhe Sporteve, zonja Esmeralda Uruçi, zonja Nora Çashku, Drita Pelinku, Zana Shuteriqi, Liza Çako, Rajmonda Mato, Shqipe Zani, Marika Kallamata e mjaft të tjerë.

Ky aktivitet është organizuar në formën e një feste me këngë , recitime, balet e të tjerë. Organizatore të tij kanë qenë Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Qendra e Biznesit dhe Zhvillimit të Kulturës si dhe Qendra Ndërkombëtare e Kulturës./tvklan.al