Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Strategji Kombëtare për përafrimin e legjislacionit Shqiptar me atë Europian. Një takim ndërministror për integrimin në europë me pjesmarrjen dhe të mjaft drejtorëve të drejtorive. Udhëhequr nga Sekretari i Shtetit për Integrimin Europian Maqo Lakrori.

Ky takim është i vlefshëm për hapjen e bisedimeve për nënshkrimin e marrëveshjes së re të Bashkimit Europian, si dhe mbi programin e vjetër të bashkëpunimit Shqipëri-Nato në kuadër të MAPE-s. Sipas drejtorisë që ndodhet pranë ministrisë së reformës institucionale.

Në mjaft diskutime të juristëve përfshi këtu edhe të rinj, problem dhe detyrë për ministrinë e reformës institucionale mbetet ngritja e një strukture brenda saj që do të ndihmoj në sbatimin e ligjeve./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti