Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Luftë e përbashkët polici-prokurori kundër krimit të organizuar. Ka qenë ky përfundimi i dalë nga takimi i krerëve të lartë i dy dikastereve në prani dhe të Ministrit të Rendit Publik Spartak Poçi dhe Prokurorit të Përgjithshëm Arben Rakipi. Nuk është korrupsioni ai që pengon luftën ndaj krimit të organizuar dhe mafias, por janë trafiqet e paligjshme dhe kontrabanda ato që i stimulojnë atë. Krimi gjithnjë do të tentoj të korruptoj organet tona. Frenimi i trafiqeve dhe kontrabanda do të shmangin korrupsionin, deklaroi kryeprokurori Rakipi.

Në këtë takim merrnin pjesë drejtorët e dy dikastereve si dhe drejtor policie prefekturash dhe prokuror rrethesh. Sipas burimeve brenda takimit, mësohet se ai u orientua me gjetjen e mekanizmave të përbashkëta për zbulimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe ordiner.

Sipas kreut të Rendit Poçi nuk mohoet fakti i ekzistencës së korrupsionit tek të dyja hallkat polici-prokurori, që ka sjellë edhe dekuraimin e opinionit publik. Sipas tij do të bëhet gjithçka e mundur për të bërë efikas bashkëpunimin. Ndërsa sipas Prokurorit të Përgjithshëm Rakipi, përmirësimet ligjore, urdhëresat ndihmëse dhe takimet e vazhdueshme do të garantojnë një sukses në goditjen e krimit të organizuar dhe mafias./tvklan.al