Milan shënoi fitoren e parë në miqësoret e verës. Pas barazimit me Rapidin e Vjenës, skuadra italiane ishte e jashtëzakonshme ndaj Manchester City.

Kuqezinjtë triumfuan me përmbysje 3-2 kundër kampionëve të Anglisë, të cilët kishin hedhur në fushë vetëm tre prej lojtarëve kyç nën urdhërat e Pep Guardiolës. Pikërisht Erling Haaland zhbllokoi takimin, duke krijuar iluzionin e një fitoreje të thjeshtë të Cityt.

Por, Milani i Fonseca që i kishte besuar shumë futbollistëve të talentuar reagoi shumë shpejt. Ishte Columbo që me dopietën e tij personale dërgoi italianët në dhomat e zhveshjeve me avantazhin 2-1.

Pas pushimit mes pjesëve, Guardiola ndërhyri nga stoli, çka solli edhe golin e barazimit me autor McAte. Ekuilibër që qëndroi në fuqi për vetëm 23 minuta, me Nasti që i hedhur në fushë nga stoli realizoi golin e fitores 3-2.

Një triumf që solli humbjen e dytë radhazi për City-n, ndërsa Milan shkon në formë pozitive për miqësoren e radhës ndaj Real Madrid dhe më pas kundër Barcelonës.  

Klan News