Pep Guardiola është i pavendosur për të ardhmen. Ndërsa kontrata i përfundon për një vit me anglezët, trajneri shprehet se të gjitha mundësitë janë të hapura.

Pep Guardiola është në sezonin e tij të nëntë te Manchester City ndërsa e ardhmja e tij është pezull me teknikun që tregoi se ai po i merr në konsideratë të gjitha opsionet.

Trajnerit të City-t i përfundon kontrata pas një sezoni ndërsa në klub është krijuar ideja se tekniku katalanas nuk do të rinovojë.

Guardiola nuk ka dëshirë që të mohojë ndjenjat e tij për Citysens, pasi ka kaluar shumë vite e ka krijuar një lidhje speciale me lojtarët.

Por ai nuk do që të ndërmarrë një hap që mund t’i shkaktojë probleme, ndërsa ai ende nuk e di se cila është më e mira për të.

“Nuk kam thënë kurrë se do të lagohem, asnjëherë! Nuk do ta thoja këtë. Kur të vendos të iki, atëherë do ta them këtë. Kam folur me klubin dhe janë shumë vite këtu. Të shikojmë se çfarë do të ndodhë. Absolutisht që nuk e përjashto edhe mundësinë që të zgjas kontratën. Nëntë vite në të njëjtin klub është përjetësi e unë dua të jem i sigurt që do të marr vendimin e duhur.”

Guardiola konfirmoi se pavarësisht situatës kontraktuale, ai dëshiron që të udhëheqë City-n në Kupën e Botës për Klube në Amerikë qershorin e ardhshëm.

Te qytetarët ka dyshime për të ardhmen e portierit Ederson dhe trajneri spanjoll shprehet se nëse braziliani largohet, do të jetë e vështirë për ta zëvendësuar.

Klan News