Pep Guardiola konfirmoi se Kevin De Bruyne nuk do të largohet nga Manchester City për në Arabinë Saudite. Trajneri i Citysens nuk kanë në plan që të bëjë shumë blerje gjatë kësaj merkatoje verore.

De Bruyne ka qenë një objektiv i skuadrave të Ligës Profesioniste Saudite këtë vit dhe më herët mediat angleze raportuan se Al-Ittihad e kishte arritur akordin me lojtarin belg.

Por tekniku katalanas hodhi poshtë mundësinë e largimit të 33-vjeçarit, i cili ka edhe një kontratë me klubin anglez.

Ndërkohë që duket se e vetmja blerje për Mançester Sitin këtë sezon do të jetë sulmuesi i krahut Savinjo. Vlera e kartonit të brazilianit shkon në 33 milion paund.

Pep Guardiola, trajneri i Manchester City: Kevin nuk do të largohet! Nëse ikën dikush, ne do të flasim në lidhje me këtë. Sigurisht, deri në ditën e fundit, ne kemi shanse për të bërë transferime. Nuk e përjashtoj mundësinë për të pasur futbollistë të rinj, por ka 85% shanse që ne do të kemi të njëjtin ekip.

Me fazën përgatitore që ka nisur, trajneri Guardiola tregon se është befasuar nga puna e James McAtee gjatë seancave të para në SHBA.

McAtee ka luajtur për dy sezone i huazuar te Sheffield United dhe tekniku katalans ka parë një rritje të madhe të mesfushorit me tipare sulmuese.

Klan News