E ardhmja e Armando Brojës po rikthehet në një telenovelë të vërtetë në këtë merkato vere. Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, Milan ka rindezur interesin për 22-vjeçarin. Kuqezinjtë kanë kontaktuar me Chelsea për të kuptuar mundësinë e një marrëveshje të mundshme.

Skuadra italiane ishte tërhequr pasi Broja ishte shumë pranë kalimit te Evertoni, por për momentin, sulmuesi mbetet ende pjesë e londinezëve.

Madje, tekniku Enzo Mareska e ka marrë shqiptarin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përgatitjet para sezonale nga ku priten të vendosen pikat mbi “I”. Kuqezinjtë nuk e kanë braktisur idenë për të nënshkruar me Fullkrug ose Abraham të Romës, ndërsa për Brojën do rishqyrtojnë idenë e huazimit. 22-vjeçari është në kërkim të një klubi të ri për të treguar potencialin pas sezonit zhgënjyes me Fulhem.

Për të bindur Brojën, Milan ka konkurencë të madhe pasi në gjurmët e shqiptarit gjendet edhe skuadra e Sauthempton, ekip ku sulmuesi tregoi të gjithë cilësitë duke shënuar dhe asistuar.

Klan News