Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Dollari amerikan shënoi nivelet më të larta të 10 ditëve të fundit ndaj euros, i mbështetur nga të dhëna mjaft pozitive të ekonomisë amerikane. Prodhimi i përgjithshëm bruto në SHBA shënon një rritje prej 7.3% në tre mujorin e tretë të vitit, sipas të dhënave të publikuara dje. Rritje kjo më e shpejtë e dy dekadave të fundit, duke thyer dhe çdo parashikim të analistëve.

Në edhe të dhënat që do të publikohen sot do të jenë në të njëjtën linjë, atëherë, sipas analistëve monedha amerikane do të fillojë rifitojë terren. Në orët euopiane të shkëmbimeve, monedha e përbashkët euro, u shkëmbye në nivelet 1 euro baras me 1.16 dollarë.

Në tregun tonë të brendshëm valutor, sipas ekspertëve të Bankës Italo-Shqiptare, lëvizjet e fundit në tregjet ndërkombëtare kanë bërë që dollari të fitojë pikë ndaj monedhës tonë kombëtare, ndërkohë që leku është vlerësuar ndaj euros./tvklan.al