Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Dollari amerikan u shkëmbye i qëndrueshëm ndaj monedhës së përbashkët europiane, në një kohë që rezerva federale amerikane pritet të rrisë normat e interesit për dollarin amerikan me 0,25%. Nëse një rritje e tillë bëhet realitet, dollari pritet të dalë nga nivelet e ulëta e të mbivlerësohet në tregjet valutore.

Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor monedha jonë kombëtare është shkëmbyer e qëndrueshme ndaj dollarit amerikan, ndërkohë që leku është vlerësuar ndaj monedhës të përbashkët euro. Leku humbi pikë ditët e fundit ndaj dy monedhave kryesore euros dhe dollarit pas ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë në tregun valutor ndërbankar për të frenuar mbiçmimin e monedhës sonë kombëtare./tvklan.al