Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Në tregjet ndërkombëtare valutore dollari amerikan arriti nivelet më të larta të një jave kundrejt monedhës së përbashkët europiane pas komenteve të shefit të rezervës federale ditën e djeshme. Tashmë investitorët po marrin sinjale të qarta, se normat e interesit të monedhës amerikane do të vazhdojnë të ngrihen relativisht shpejt, kështu që dollari vazhdon të fitojë pikë në burë, duke takuar nivelin 1 euro baras me 1.23 dollarë.

Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare në tregun tonë të brendshëm valutor ka pasur një zhvlerësim të ndjeshëm të lekut, kundrejt të gjithë valutave të huaja, si pasojë e ndërhyrjes në treg, nga ana e Bankës së Shqipërisë./tvklan.al