Lajme Arkiva 2004

Dollari amerikan  humbi terren ndaj monedhës së përbashkët euro dhe gjithashtu humbi gati gjysmë përqind ndaj Sterlinës dhe Frangës zvicerani.

Investitorët janë në pritje të dhënave ekonomike që do të publikohen gjatë ditës së sotme në Shtetet e Bashkuara për të parë se si do të reagojë monedha amerikane.

Lëvizjet e ditëve të fundit ku monedha amerikane shënoi një rritje befasuese ndaj monedhave kryesore, ka qenë likuidim pozicionesh nga ana e investitorëve të vegjël.

Shumë pak investitorë mendojnë se më e keqja për monedhën amerikane mbaroi. Sipas informacioneve të bankës Italo-Shqiptare në tregun tonë të brendshëm valutor shënohen lëvizje të lehta ku Dollari amerikan ka filluar  të humbasë teren ndaj lekut në një kohë që monedha jonë kombëtare është shkëmbyer e qëndrueshme ndaj monedhës evropiane./tvklan.al