Lajme Arkiva 2004

Në tregjet ndërkombëtare valutore gjatë ditës së sotme dominoi një ndjenjë negative ndaj Dollarit amerikan, pasi rënia e ndjeshme e një treguesi të rëndësishëm për konsumin në Shtetet e Bashkuara për muajin shkurt, rriti spekulimet në tregjet financiare, se rezerva federale amerikane do ti duhet edhe shumë kohë deri sa të rrisë normat e interesit për dollarin amerikan që tashmë ndodhet në nivele mjaft të ulëta.

Normat më të ulëta të interesit për Dollarin amerikan, krahasuar me ato të Euros  dhe sterlinës, kanë qenë një nga faktorët kryesor për rënien e Dollarit gjatë dy viteve të fundit.

Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare në tregun tonë të brendshëm monedha jonë kombëtare është zhvlerësuar sërish sot ndaj Dollarit amerikan, ndërkohë që është shkëmbyer e qëndrueshme ndaj Euros, duke shfaqur sërish tendenca  mbiçmimi ndaj dy monedhave kryesore në tregun tonë valutor./tvklan.al