Lajme Arkiva 2003

Dollari amerikan ka shënuar sot ngritje në krahasim me një ditë më parë në tregun ndërkombëtar dhe atë vendas.1 dollar amerikan në tregun e lirë valutor është blerë me 120.8 Lekë dhe është shitur me 121.0 Lekë.

Monedha evropiane Euro është blerë me 140.2 Lekë dhe është shitur me 140.4 Lekë. Ndërsa monedhat e tjera evropiane dhe Paundi britanik është blerë me 196.0 Lekë dhe është shitur me 197.0 Lekë, ndërsa Franga zvicerane është blerë me 92.3 Lekë dhe është shitur 92.8 Lekë.

Ndërkohë si në tregjet ndërkombëtare  dhe ato vendase monedha e gjelbër amerikane ka fituar 0.5 pikë  kundrejt të gjitha monedhave të tjera, ndërsa monedha e përbashkët evropiane Euro dhe Franga zvicerane ka ruajtur po të njëjtat nivele të po një dite më parë, ndërsa Paundi britanik ka fituar një pikë kundrejt 1 dite më parë.

Leku shqiptar është vlerësuar sot me 0.5 Lekë kundrejt Dollarit amerikan dhe me 1 Lekë kundrejt paundit britanik. Në bursën ndërkombëtare monedha evropiane është zhvlerësuar me 0.01 pik kundrejt Dollarit amerikan në krahasim me një ditë më parë.

Ekspertë nga Banka e Shqipërisë kanë theksuar se në një situatë të tillë, krijimi i monedhës evropiane Euro si monedhë kombëtare do të ishte një lehtësim për të minimizuar riskun e krijuar gjatë shkëmbimit të Lekut me Dollarin amerikan./tvklan.al