Lajme Arkiva 2003

Dollari amerikan u shkëmbye sërish afër niveleve më të ulëta rekord ndaj monedhës së përbashkët Euro dhe shënoi në orë aziatike të shkëmbimeve nivelet më të ulëta të 5 viteve të fundit ndaj Paundit britanik.

Dollari amerikan shënoi një rënie të përgjithshme dje në hapjen e tregjeve financiare në Shtetet e Bashkuara.

Edhe pse të dhënat mbi ekonominë amerikane të publikuara dy ditët e fundit kanë qenë mjaft optimiste për një rritje të qëndrueshme ekonomike Dollari amerikan vazhdon të dobësohet dhe duket se tregjet po fokusohen më shumë në faktorët negativ strukturorë të ekonomisë si deficit i madh që kanë aktualisht shtetet e bashkuara.

Sipas ekspertëve të Bankës Italo-Shqiptare në tregun tonë të brendshëm valutor, monedha jonë kombëtare është zhvlerësuar ndjeshëm ndaj dollarit amerikan, ndërkohë që është shkëmbyer e qëndrueshme ndaj monedhës evropiane duke shfaqur sërish tendenca të forta mbi çmimin kundrejt monedhave kryesore të tregut tonë./tvklan.al