Dy orë më pas nga kuvendi u njoftua se seanca e jashtëzakonshme do të mbahet ditën e enjte në orën 10 të paradites. Opozita paraqiti në byro kërkesën për hetimin e ngjarjes së Karaburunit, por dhe mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit.

Bamir Topi: “Ne kemi qënë koshient që edhe për një pozicion apsurd të kryeministrit i cili urdhërojë nga Stambolli për mbajtjen e zisë kombëtare, ndërkohë që ai duhet të ishte këtu, për të ndjekur pikërisht atë lloj operacioni i cili rezultojë i dështuar për shumë arsye, ku të implikuar drejtëpërdrejtë ishin pjesë të strukturave të shtetit. Unë nuk e mora fjalën këtu për të politizuar problemin, por në debatin parlamentar të jeni të sigurt që do të ketë pozicione të qarta politike.”

Ekrem Spahiu: “Imagjinoni një kryefamiljarë që të ketë një vdekje në pjestarët e familjes dhe të thoshte unë po vazhdoj dasmën, ju merruni me ceremoninë mortore. Prandaj kryeministri shqipar duhet të japë dorëheqjen vetë, pa pritur që të diskutohet në sesionin e ri që po fillojmë.”
Kreu republikan Fatmir Mediu kërkojë që familjarët e viktimave të tragjedisë të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme të kuvendit.

Fatmir Mediu: “Një pjesë e madhe e tyre kanë kërkuar të jenë preznet në një seancë të tillë të jashtëzakonshme të parlamentit dhe unë mendoj se nuk do të kishte asgjë të keqe që edhe familjarët e viktimave të ishin prezent, për faktin se edhe ato kërkonin sipas gjykimit të tyre të ndiqnin nga afër të gjitha zhvillimet.”

Kërkesa u pranua nga Kryetari i Kuvendit i cili refuzojë idenë e opozitës për të folur pa limit në seancë. Kryeparlamentari Pëllumbi dhe ish kryetari i kuvendit Namik Dokle i pranishëm në byro në cilësinë e zëvëndëskryeministrit u kujtuan krerëve të grupeve parlamentare rregulloren e kuvendit në bazë të së cilës çdo deputet flet vetëm një herë, jo më shumë se dhjetë minuta dhe se nuk kanë të drejtë të marrin minuta nga ligjvënësit e tjerë./tvklan.al