Një person hapi zjarr mbrëmjen e sotme në drejtim të një automjeti, fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në fshatin Poravë, të Fushë Arrëzës. Autor i kësaj ngjarjeje, sipas policisë, është një 49-vjeçar me iniciale L. N.

Ai qëlloi me armë zjarri në drejtim të një personi me iniciale T.P, i cili po drejtonte një makinë me targë AA 982 MG. Sipas policisë, e gjithë ngjarja ndodhi për shkak të një konflikti për motive të dobëta.

Nga të shtënat nuk pati të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe po punohet për kapjen e autorit.

/tvklan.al