Në kuadër të operacionit policor të koduar “Strike 14” është arrestuar një 27-vjeçar në Vlorë që lëvizte i armatosur.

I riu me iniciale A.S. është kapur në flagrancë nga uniformat blu pasi kishte qëlluar me kallashnikov në vendin e quajtur “Kuzum Baba” në lagjen “Partizani”, duke vënë në rrezik në këtë mënyrë banorët e zonës.

Gjatë kontrollit fizik, 27-vjeçarit i është gjetur 1 armë zjarri kallashnikov me krehër me municion luftarak dhe 1 mjet prerës biçak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.


Njoftimi i policisë:

Në zbatim të masave të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte i armatosur, finalizoi operacionin e koduar “Strike 14 “, për kapjen e tij.

Si rezultat, u arrestua shtetasi A. S., 27 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, pasi kishte qëlluar me armë zjarri në vendin e quajtur “Kuzum Baba”, në lagjen “Partizani”, duke rrezikuar banorët e zonës.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. S. i është gjetur 1 armë zjarri kallashnikov me krehër me municion luftarak dhe 1 mjet prerës biçak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë./tvklan.al