“Vetëvrasësi” është shfaqja e parë e realizuar nga bashkimi i buxhetit të Teatrit Kombëtar dhe atij të Korçës “Andon Zako Çajupi”. Përveç këtij kriteri, vepra me regji të shqiptarit nga Maqedonia, Sulejman Rushiti, luhet me aktorë nga të dyja teatrot, pra një bashkëpunim në gjithë kërkesat e tij.

Si edhe për publikun e Korçës, pasi shfaqjet nisën nga skena e “Andon Zako Çajupit”, edhe për atë të Tiranës, dëshira e regjisorit është që ai ta zbulojë vetë “Vetëvrasësin” nga sonte deri të Dielën.

Ky bashkëprodhim i shumëkërkuar nga kritikët e teatrit do të pasohet me të tjerë në hapësira të reja teatrale. Nga Qershori, Hervin Çuli, do të menaxhojë edhe dy sallat në të ashtuquajturin “Turbina”.

Kjo skenë do të vazhdojë të jetë në funksion të trupës së Teatrit Kombëtar, për aq kohë sa nuk ka një vendim të fundit mbi fatin e saj, në do të shembet për një të ri, apo do të ri-ndërtohet sipas kësaj arkitekture. Një grupim artistësh dhe jo vazhdojnë çështjen e tyre në mbrojtje të godinës, ndërkohë që në Ministrinë e Kulturës vazhdon të studiohet ide-koncepti i prezantuar nga arkitekti danez Bjarke Ingels.

Tv Klan