Frikë për tu kthyer në banesa

Vetëm pak minuta pasi lëkundjet e forta të tërmetit u qetësuan thuajse gjithë kryeqytetasit braktisen banesat dhe dolën në rrugë.

Shumë zgjodhën të largohen edhe nga sheshet e pallateve.

Paniku që ju shkaktoi tërmeti i mbajti jashtë për orë të tëra.

Edhe gjatë paradites të gjitha sheshet në kryeqytet ishin të mbushur me njerëz të cilët tregojnë se përjetimi i këtij fenomeni natyror ishte i frikshëm.

Sheshi Skënderbej ishte një nga pikat ku shumë qytetarë zgjodhën të qëndrojnë deri sa t’ju kaloj frika për tu rikthyer në banesa”.

Edhe parku i liqenit artificial është tejmbushur nga qytetare”.