Eliminimi nga Europiani nuk është kapërdirë mirë nga tifozët e Kroacisë. Fundi i përballjes së Lajpzig ka sjellë pakënaqësi në radhët e mbështetësve të kombëtares ballkanase, kjo edhe nga mënyra e largimit nga kompeticionit.

 Të paktën 4 tifozë italianë u plagosën pasi u sulmuan nga një grup ultras kroatë, të cilët u detyruan të merrnin ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, tifozëve Axurrë iu është marrë një flamur, i cili më pas u është kthyer. Për më tepër, një grup prej rreth 20 tifozësh kroatë kanë sulmuar fizikisht tifozët italianë.

Policia arriti të identifikojë njëmbëdhjetë të dyshuar, kroatë dhe boshnjakë, të moshës 21 deri në 44 vjeç. Pas marrjes në pyetje, ata u lanë të lirë.

Përplasjet mes tifozrive në këtë Europian kanë qenë të shumta, ku mund të veçojmë edhe atë mes mbështetësve serb dhe anglez.

Klan News