Tirana sot në ditën e dytë të shekullit, ruan ende atmosferën e festës tradicionale, e cila bie në sy edhe nëpër rrugët e sheshet e saj. Njerëzit vazhdojnë vizitat e ndërsjellta. Ndërsa pjesa më e madhe e jetës tregtare të kryeqytetit është e paralizuar. Por përjashto bar-restorantet, të cilat vazhdojnë të mbeten plot. Koha e ngrohtë e ditës së sotme është një tjetër faktor që i jep edhe më shumë gjallëri kryeqytetit. Ku vendi më i preferuar nga qytetarët mbetet “Këmbana e Paqes” e bekuar nga Papa Gjon Pali II dhe përuruar dje nga presidenti Mejdani. Njerëz të moshave të ndryshme e kanë kthyer këtë këmbanë në një vend peligrinazhi.

Shqetësimi i vetëm sot i bluzave të bardha mbetet epidemia e gripit. Epidemi e cila ka shtruar në urgjencat e spitalit Ushtarak dhe nr.1 të Tiranës rreth 60 qytetarë. Mjaftë të ngarkuar paraqiten telefonat publik të kryeqytetit, që përcjellin me qindra urime e përshëndetje në çdo cep të botës. Fatlum këto ditë janë edhe llustraxhinjtë. Ndërsa lypsit urojnë që ditë të tilla të mbara për ta të vazhdojnë pa mbarim./tvklan.al