Më në fund duket se dimri i vërtetë trokiti edhe tek ne. Dëbora zbriti sot deri në dyert e Tiranës. Në Kukës dhe Has, trashësia e dëborës luhatet në 20 deri në 30 centimetra. Në zonat e veçanta, madje dhe 60 centimetra. Kjo gjendje ka bërë që sasia e ujit të rritet në hidrocentrale. Në hidrocentralin e Vaut të Dejës, prurjet janë pesëfishuar në 3 ditët e fundit. Në këtë mënyrë rriten shpresat për stabilizimin e gjendjes hidrometereologjike në vend. Mësohet gjithashtu se KESH ka hequr kufizimet për kryeqytetin dhe për disa rrethe të tjera./tvklan.al