Barcelona nuk do të ketë të gatshëm Dani Olmon për të paktën një muaj, për shkak të një dëmtimi të pësuar në sfidën e fundit në kampionat kundër Gironës.

Blerja e kësaj vere ka lënë shenjë me paraqitjen e tij me katalanasit. Pas kontrollit mjekësor të kryer rezultoi se kishte pësuar një tërheqje në kofshën e djathtë.

Sipas stafit mjekësor, lojtarit do t’i duhen rreth 5 javë që të mund të rikthehet në gjendjen e tij optimale. Trajneri Hansi Flik nuk do ta ketë të disponueshëm lojtarin për tri sfidat e para të Ligës së Kampioneve.

Por beteja e tij më e madhe do të jetë që të jetë i riaftësuar për “El Clasico” kundër Real Madridit që do të luhet më 27 tetor.

Kalimi te Barcelona ka qenë i komplikuar për lojtarin. Ai u regjistrua në La Liga, vetëm pas tri javëve.  Ai u bë pjesë e blaugranave nga Leipzig në një marrëveshje që shkoi në total 60 mln euro.

Barcelona e regjistroi me vëshirësi, për shkak të Fair Playt Financiar dhe rregullave për pagesat e futbollistëve. Drejtuesit katalanas larguan Gundogan, Lenglet, Vitor Roque dhe Mika Faye, që të mund të kishin të disponueshëm Olmon.

Klan News